Facebook page of SWAN Twitter page of SWAN RSS feeds

site available in english and russian

  • English
  • Russian

Harta e Armatës së punëtoreve të seksit

Read article in Albanian

Shkruan : Ben Andoni

Kanë mbetur fare pak gjëra nga Tirana e viteve ’40. Ato pak elemente arkitektonikë, në ndërtesat që janë ende, janë të ngulitur në kujtesën e kryeqytetasve të vjetër... ashtu si edhe shumë prej gjërave, që nuk janë më sot. Ndër këto të fundit, ndër më interesantet që llogariten për kuriozët, mund të jenë ato që kanë lidhje me ushtrimin e prostitucionit... ku në dokumente të vjetra të Bashkisë së Tiranës janë të përshkruara emra, rrugë, shtëpi dhe propozime projektesh për shtëpitë publike. Plot urdhra të bashkisë për kontrolle mjekësore dhe leje, ashtu si edhe dënime administrative...Kuptohet se kjo është utopi sot për bashkinë e sotme, kurse duket se tradita e ashpër që solli pushteti i pas ’44 ndaj prostitucionit, vazhdon ende.



Prostitucioni, pse është i fshehtë
Do t’ishte së fundi një studim i Aksion Plus me mbështetjen e UNICEF-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, që do të nxirrte në pah problematikën reale të tyre, së bashku me një statistikë të detajuar. Në ditët tona, struktura e punonjësve të seksit është shumë komplekse. Punohet në variante të ndryshme dhe tash, një përqindje e madhe e tyre, i ka marrë vetë fatet në duar. Rrjeti i prostitucionit të rrugës është shumë i fshehtë dhe për të furnizuar atë funksionojnë disa organizma. Strukturat e shtetit ende e persekutojnë. Dhe, nuk mund të kujdesen. Nga fundi i viteve ‘30 duket se është vënë në fuqi vizita e tyre e detyrueshme tek mjeku, pasi dokumentet tregojnë që në vizitën e tyre të parë të 80 femrat që u vizituan dolën me sifiliz. Ishte kjo arsyeja që shumica e tyre nuk e donte vizitën mjekësore, sepse të ishe e sëmurë do të thoshte të rrije më shumë se një muaj pa punë derisa të riaftësoheshe. Sot, ka pak rëndësi edhe pse numri i tyre është shumëfishuar.


“Prostitucioni mbahet i fshehur në Shqipëri dhe është shumë i vështirë për t’u dalluar. Sfida mbetet se gratë zakonisht përbuzen nëse praktikojnë prostitucionin, megjithëse ato mund ta bëjnë këtë vetëm për arsye ekonomike. Problem mbetet fakti që policia duhet të ushtrojë më shumë kontroll ndaj njerëzve që e favorizojnë prostitucionin dhe jo vetëm të arrestojë viktimat. Dhuna kundër grave që praktikojnë prostitucionin nuk raportohet në polici ose në institucione të përshtatshme. Besohet se meqenëse prostitucioni kriminalizohet, gratë janë të frikësuara për të raportuar probleme të tilla. Ligji i mbrojtjes së dëshmitarëve është shumë i ri dhe ka një numër problemesh juridike dhe financiare. Mbrojtja e dëshmitarëve kërkon bashkëpunimin nga vende të tjera”, thotë Genc Muçollari, drejtuesi i Aksion Plus. Shfrytëzimi i prostitucionit mund të dënohet deri me 15 vjet heqje lirie dhe Kodi Penal është i ashpër edhe për favorizimin e prostitucionit apo mbajtjen e lokaleve për prostitucion. “Megjithatë, Kodi Penal shqiptar është një ndër të paktët, në mos i vetmi në Evropë që i ngarkon edhe prostitutat me përgjegjësi penale. Nga këto dispozita nuk është e qartë nëse edhe klienti mban përgjegjësi penale. Dispozita për shfrytëzimin e prostitucionit mund të interpretohet gjerësisht që të përfshijë edhe klientët, por kjo mbetet një çështje e zbatimit të ligjit në praktikë dhe një çështje ndërgjegjësimi dhe bindjeje të brendshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në këtë material. Metodika e përdorur për studimin ka qenë intervista me persona kyç dhe punonjësit outreach (punonjëset e seksit outreach, që marrin shërbime pranë Aksion +) për të mbledhur informacion rreth zonave në të cilat janë të përqendruara punonjëset e seksit, numrin e tyre dhe modelet e sjelljeve që ata kanë. Këtyre u është kërkuar të shpjegojnë se cilat janë zonat ku janë të përqendruara punonjëset e seksit dhe të dhëna për hartën: ku tregohen vendi ku takohen, institucionet që i ndihmojnë, karakteristikat e zonave, lokalizimi i vendeve të prezervativëve. Kanë qenë dy grupe ku është përqendruar i gjithë studimi.



Punonjëset e seksit menaxhohen vetë
Studimi ka treguar se në kohën tonë shumë nga punonjëset e seksit kanë filluar të menaxhohen vetë dhe pa tutor. Ato e fillojnë punën pas orës 22:00, por janë të gatshme brenda rrjeteve të tyre, që të vetë-menaxhohen. E ndihmojnë shumë njëra-tjetrën dhe kjo jo vetëm për sa i përket mbrojtësve, por edhe gjërave të tjera teknike të profesionit (shkëmbime adresash, prezervativët, infrastruktura apo sende të tjera personale, që mund t’ju nevojiten gjatë punës së tyre). 25% e punonjëseve të seksit raportojnë që klientët kanë ushtruar dhunë, 25% raportojnë që klientët nuk kanë paguar lekët dhe 28% e tyre raportojnë që klientët kanë kryer veprime pa pëlqimin e tyre. Duke mos e paragjykuar njëra-tjetrën ato janë objekti i parë, ku ato mbështesin kokën. Këto janë orare ku edhe lëvizjet e njerëzve janë më të kufizuara dhe nuk do të identifikohen dhe paragjykohen për punën që ata bëjnë. Vetëm 21% raportojnë se kanë tutor. Tashmë shumë prej tyre preferojnë të punojnë vetë, që të mos dhunohen nga tutorët, por edhe të kenë mundësi që t’i zgjedhin klientët. Pagesa që marrin nga klientët varion që nga 300-500 lekë për person (11%), 500 – 1000 lekë (7%), 1000 – 2000 lekë (61%). Ka mënyra të ndryshme për të tërhequr klientin si provokimi, qëndrimi në zonat që janë të njohura edhe nga klientët, nëpërmjet tutorit, shoqeve ose telefonit. Shumica prej tyre (61%) shprehen se duke qenë se kanë shumë vite që punojnë në këtë profesion ato njihen nga klientët, kështu që janë klientët ata që i kërkojnë. I trishtueshëm mbetet problemi i profilaksisë së tyre. 66% e punonjësve të seksit raportojnë që nuk kanë kryer vizita mjekësore. Pa pjekurinë e duhur dhe pa kaluar në etapat e duhura të zhvillimit seksual psikologjik - shumë prej tyre e pranojnë thjesht të qenit punëtore seksi. Duke shtuar marrëdhëniet e hershme, arsimimin dhe eksperiencat e dhunshme në familje, duket se rruga e këtyre vajzave ka qenë e modeluar që më parë. Ashtu si merret me mend, 31% në këtë studim janë analfabete ose kanë përfunduar arsimin fillore (24%) dhe 8-vjeçar (38%). Ato janë krejt të braktisura nga familjet dhe jetojnë në ambiente të braktisura (tek furgonat e stacionit të trenit, në ambiente të hapura ku kanë sajuar një vend për të futur kokën), në shtëpi me qira etj. Disa prej tyre jetojnë bashkë me fëmijët e tyre. Një problem tjetër mbetet se fëmijët e tyre mund të modelojnë sjelljet, qëndrimet, profesionin e prindit me të cilin jetojnë. Vështirësitë ekonomike kanë qenë kushti kryesor, kurse transvestitët shtojnë se është një ndjenjë dhe proces i brendshëm që ata zgjedhin atë mënyrë të jetuari. Shumë prej tyre, 34%, e kanë praktikuar seksin që në moshë të hershme (13-vjeçare). Kurse 7% e tyre raportojnë që kanë filluar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në moshën 10-vjeçare. Kjo ka bërë, që kur rriten –i referohemi Genci Muçollarit se: “Shumica e shoqërisë nuk i pranon si pasojë e profesionit që ato ushtrojnë.”



Problemet që ndeshin punonjëset e seksit
Shumica e punonjësve të seksit shprehen se dhunohen nga klientët dhe nuk janë të mbrojtura dhe të sigurta gjatë punës së tyre. Pasiguria dhe dhuna e ushtruar nga klientët ka bërë që ato të jenë më të lidhura me njëra-tjetrën si dhe të ndërhyjnë për ta mbrojtur njëri-tjetrin. 96% e punonjëseve të seksit mendojnë se duhet të përdorin prezervativë, pasi kanë frikën se mos marrin infeksione/sëmundje të ndryshme duke qenë se frekuentojnë klientë të ndryshëm.


Shumica e punonjëseve të seksit, të cilat kanë patur shqetësime shëndetësore, i janë drejtuar kryesisht spitalit (43%) dhe ambulancës (14%). Ato shprehen se nuk ekzistojnë qendra apo institucione që të ofrojnë shërbime për punonjëset e seksit, ndërkohë që nevojat e tyre për shërbime të ndryshme është mjaft e madhe. 31% e punonjëseve të seksit raportojnë që përdorin drogë (kryesisht heroinë). Ndërkohë rreth 44% e tyre pohojnë që kanë shkëmbyer shiringa gjatë përdorimit të drogës. 48% e punonjëseve të seksit kanë menduar për kryerjen e testit të HIV/AIDS-it dhe kjo lidhet me faktin e përfshirjes në sjellje të rrezikshme, si kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura si dhe shkëmbimi i shiringave gjatë përdorimit të drogës. Arsyeja kryesore sepse nuk do të donin të kryenin testin e HIV/AIDS është frika e paragjykimit (35%).


Ky është mali i problemeve të tyre dhe që sot rëndon mbi një armatë të tërë vajzash, që është e vështirë të identifikohen. ”Ngritja e një qendre ku të ofrohen shërbime për punonjëset e seksit është mjaft e nevojshme, pasi kështu do të jetë më e lehtë për ato që të kenë akses ndaj shërbimeve. 93% e punonjëseve të seksit raportojnë që do të frekuentonin një qendër që ofron shërbime për ato. Mjediset të cilat do të fokusoheshin vetëm në adresimin e nevojave të punonjëseve të seksit do të rrisnin edhe nivelin e frekuentimit duke qenë se ato ndjehen mirë dhe të sigurta brenda grupit të tyre. Një nevojë që u ngrit gjatë fokus grupit sidomos për punonjëset e seksit që ishin në moshë më të re dhe që kishin më pak vite që e ushtronin këtë profesion lidhej me faktin e krijimit të mundësive për daljen nga cikli si punonjëse seksi”, thuhet në studim.


Kjo situatë vazhdon në shekullin e ri, duke i bërë punonjëset e seksit dhe në ditën e tyre (17 dhjetor), që të mbeten të pambrojtura, të dhunuara, të nëpërkëmbura. Dhe, shoqëria qëndron dhe i kundron nga larg, duke mos e kaluar drejt emancipimit dhe atë që bënë paraardhësit tanë 70 vjet të shkuara.

Source: http://revistamapo.com/index.php?faqe=detail&kat=Dossier&id=1523

Newsletter

Get the SWAN Newsletter today!

Sign Up Here

VIDEO

Watch the latest SWAN news!

Watch Now

Advocacy School

Learn how to advocate for your rights, what to keep in mind and what others do.

Read and learn

Publications

Publications by SWAN and the partners.

Read

Partners